Shërbime për makinën: veshje, inoksë dhe ambient light
Veshje makine me folie, veshje inoksesh (chrome delete) dhe montim ambient light, në studion tonë në Fushë-Krujë, pak minuta nga Tirana dhe Rinasi.

Ndryshoni ngjyrën dhe mbroni bojën origjinale
Veshja e makinës me folie është mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për t'i dhënë automjetit një pamje krejt të re, pa e lyer. Folia aplikohet mbi bojën origjinale, e mbron nga gërvishtjet e lehta, dielli dhe papastërtitë, dhe mund të hiqet kur të doni.
- Veshje e plotë e makinës
- Tavan i zi glossy ose panoramik
- Pasqyra, spoiler dhe kapak motori
- Finitura glossy, mat, satin, karbon

Inoksët dhe kromet në të zezë glossy ose mat
Veshja e inoksëve (chrome delete) i jep makinës një pamje më agresive dhe moderne. Kromet e grilës, kornizat e dritareve, logot dhe detajet e parakolpëve vishen me folie të zezë glossy ose mat, pa i hequr dhe pa i lyer.
- Grila dhe veshkat e grilës
- Korniza e dritareve
- Logot dhe emblemat
- Detajet e parakolpëve

Ndriçim LED interieri me ngjyrat që zgjidhni
Ambient light e kthen interierin e makinës në një ambient luksoz, si në makinat premium të fundit. Linjat LED vendosen në panel, dyer, ventilatorë dhe zonën e këmbëve, dhe krijojnë një dritë të butë dhe elegante gjatë natës.
- Linja LED në panel
- Ndriçim në dyer
- Ventilatorë me dritë (turbina)
- Ndriçim i zonës së këmbëve
Pyetje të shpeshta
Sa kushton veshja e makinës me folie?
Çmimi varet nga madhësia e makinës, lloji i folies dhe nëse vishet e gjithë makina ose vetëm disa pjesë. Na dërgoni modelin dhe foto në WhatsApp dhe ju japim ofertën brenda pak minutash.
A e dëmton folia bojën origjinale?
Jo. Kur boja është origjinale dhe në gjendje të mirë, folia cilësore e mbron atë dhe mund të hiqet pa lënë gjurmë.
Çfarë është chrome delete?
Është veshja e pjesëve të kromuara (inoksëve) të makinës me folie, zakonisht të zezë, për një pamje më sportive.
A mund të kthehet pamja origjinale?
Po. Folia hiqet pa dëmtuar kromin, i cili ruhet i mbrojtur nën të.
Në cilat makina montohet ambient light?
Pothuajse në çdo makinë. Për shumë modele Mercedes, BMW, Audi dhe Volkswagen ka kite specifike që integrohen me ekranin origjinal.
A ndikon në baterinë ose në elektronikën e makinës?
Jo. LED-et konsumojnë shumë pak energji dhe lidhen në mënyrë profesionale, pa prekur sistemet e sigurisë së makinës.
Gati për një pamje të re?
Na dërgoni modelin dhe një foto të makinës në WhatsApp dhe ju kthejmë ofertën brenda pak minutash.
