Informacion
Kushtet e qirasë
Kushtet kryesore për marrjen e një makine me qera nga A-Detailing. Për çdo paqartësi, na kontaktoni para rezervimit.
Mosha dhe patenta
- Mosha minimale e drejtuesit është 21 vjeç.
- Patenta duhet të jetë e vlefshme dhe e marrë të paktën 2 vjet më parë.
- Për patentat e lëshuara jashtë BE-së, mund të nevojitet leje ndërkombëtare drejtimi (IDP).
Dokumentet
- Kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme.
- Patenta e drejtuesit kryesor dhe e çdo drejtuesi shtesë.
Depozita
- Për çdo makinë kërkohet depozitë, shuma e së cilës varet nga automjeti.
- Shuma ju konfirmohet gjatë rezervimit dhe kthehet plotësisht në dorëzimin e makinës, pas një kontrolli të shpejtë.
Sigurimi dhe asistenca
- Të gjitha makinat kanë sigurim të plotë të përfshirë në çmim.
- Makinat kanë kontroll teknik të rregullt dhe asistencë në rrugë 24/7.
Kilometrat dhe kohëzgjatja
- Kilometrat janë pa limit.
- Disa makina kanë qira minimale prej disa ditësh, e cila tregohet në faqen e makinës.
- Për qira javore ose afatgjatë ofrojmë çmime të personalizuara.
Marrja dhe kthimi
- Makina merret dhe kthehet në Aeroportin e Rinasit ose në pikën tonë në Fushë-Krujë.
- Vendi dhe orari bihen dakord paraprakisht përmes WhatsApp ose telefonit.
- Orari i pikës: e hënë–e shtunë 08:00–20:00, e diel 09:00–14:00.
Udhëtimi jashtë Shqipërisë
- Lejohet vetëm me njoftim paraprak.
- Për vendet e Ballkanit dhe të BE-së nevojitet Kartoni Jeshil (Green Card).
Kushtet mund të ndryshojnë sipas makinës dhe periudhës. Kushtet përfundimtare ju konfirmohen gjatë rezervimit.
